Deputeti i LDK-së përfshihet në debatin e fotografisë, nuk beson që Brovina është vizitore e faqeve pornografike

Aktuale

Deputeti i LDK-së përfshihet në debatin e fotografisë, nuk beson që Brovina është vizitore e faqeve pornografike

Nga: N.H Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:39
Deputetët e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është përfshirë në debatin e shpërndarjes së fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe pse kupton Brovinën se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, ka thënë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovina.

"Unë e kuptoj zonjën Brovina se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, porse mos të harrojmë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovina", shkruan ai.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Fotoja e përfolur për dhunimet që janë bërë në Kosovë dhe gjenocidi i zhvilluar masiv në vendin tonë!

Jemi dëshmitarë të debatit të ngritur për të dënuar kryesit e masakrave në Kosovë edhe pse shumë të vonuar, por me qëllim që të senzibilizojmë opinionin për masakrat që nuk duhet harruar dhe duhet dënuar.

Në këtë akcent edhe u publikua fotoja e një pamjeje të dhunimit të cilën e mbante në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Flora Brovina.

Unë e kuptoj zonjën Brovina se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, porse mos të harrojmë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovina. Pra fotoja në një formë paraqet të vërteten e hidhur, por po të gjendeshin foto të tilla mundë të ndihmonin krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb.

Nga këtu mundë të konstatojë se zonja Flora nuk është vizitore e këtyre faqeve pornografike dhe nuk duhet lejuar njollosjen e punës dhe sakrificës së saj, sepse është dëshmitare e vërtetë e këtyre veprimeve barbare e çnjerëzore si dhe fotoja në fjalë, mos harroni se e ka prekur atë (zonjën Brovina) më së shumti si femër gjithnjë duke besuar në veprimin e jo në foton e manipuluar. Pra, ne nuk duhet minimizuar veprimet e serbëve, sepse veprimet e tyre ishin të vërteta.

Nuk duhet lejuar dëmtimi i dhunimit të më shumë së mijëra femrave, andaj qëndroi në mbeshtetje të aktivistës Brovina për punen e bërë me vite e dekada dhe besoi nga të gjithë se duhet përkrahur sinqeritetin dhe ndershmërinë e saj.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat