Avdullah Hoti flet për përleshjen në Mitrovicë, tregon se a ishte prezent

Aktuale

Avdullah Hoti flet për përleshjen në Mitrovicë, tregon se a ishte prezent

Nga: N.H Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:54
Avdullah Hoti

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur rreth incidentit i cili ndodhi para pak çasteve.

Hoti ka konfirmuar se nuk ka qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në kuvendin e një nëndege në Mitrovicë.

Sipas Hotit, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike për të gjitha detajet.

“Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, shkruan Hoti në llogarinë e tij

Ndryshe, raportohet në media për një përleshje mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë.

Kjo përleshje fizike ka ndodhur mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në qendrën e saj kryesore në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat