Flet kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, ka disa fjalë për SHIK-un

Aktuale

Flet kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, ka disa fjalë për SHIK-un

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur sot në nëndegën e qendrës në Mitrovicë.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Safet Kamberi ka thënë për se nuk ka qenë në këtë Kuvend Zgjedhor dhe se nuk ka marrë pjesë në kuvende zgjedhore në këtë qytet.

Ka shtuar se në këtë Kuvend ka pasur pasur tendenca të njerëzve të padëshirueshëm që ta sulmojnë Fisnik Çitakun i cili është në garë për kryetar të degës.

Shton se në këtë proces ka edhe  tendenca të ndërhyrjeve edhe të partive tjera. Kurse për KTV-në ai ka thënë se sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në

“Edhe në takimet tjera të partisë që janë mbajtur të dielën në Mitrovicë ka pasur prezencë të subjekteve të tjera, dhe një pjesë e madhe e LDK-së e ka lëshuar takimin. Sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat