Filloi demolimi i klanit pro-rus

Aktuale

Filloi demolimi i klanit pro-rus

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:03
Mogherini, Thaçi, Vuçiqi, Haxhiu dhe Rama

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj thotë se ditë të mira po na presin, pasi filloi demolomi i klanit pro-rus.

Mazrekaj, përmes një postimi në facebook, thotë se, pasi zëvendëskancelari  i Austrisë, Strache dha dorëheqje nga pozita e tij, e mira e gjithë kësaj është se, nga skena politike pritet që të zhduken, Mogherini, Thaçi, Rama dhe këshilltari i Stanishiqit, Baton Haxhiu.

Mazrekaj, beson se prapa rrënimit të kësaj ideje dhe klanit rus qëndrojnë së paku dy shtete të fuqishme, mike të shqiptarëve.

Ja postimi i plotë:

Ditë të mira po na presin, filloi demolimi i klanit pro-rus

Zëvendës-kancelari austriak Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje 18 orë pas publikimit të një video-skandali, ku shihet teksa shfaqë gatishmërinë për t'i siguruar rusëve mbështetje politike.

Me këtë filloi demolimi i qeverisë pro-ruse në Austri, e cila njihet si promotori kryesor i planit për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi.

Kujtoj se kjo ide famëkeqe u promovua pikërisht në Austri.

Tani, e mira e gjithë kësaj është se, nga skena politike pritet të zhduken, Mogherini, Thaçi, Rama, si dhe ish këshilltari i Stanishiqit, tani këshilltari i tyre, Baton Haxhiu.

Unë besoj shumë se, prapa rrënimit të kësaj ideje dhe klanit pro-rus, qëndrojnë së paku dy shtete të forta, mike të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat