A ka pasur parregullsi në përzgjedhjen e rekrutëve të rinj? Flet Burim Ramadani

Aktuale

A ka pasur parregullsi në përzgjedhjen e rekrutëve të rinj? Flet Burim Ramadani

Nga: Z.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:10
Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përzgjedhja e rekrutëve të rinj është bërë në mënyrë të rregullt dhe se procesi i fundit i rekrutimit të pjesëtarëve të rinj është, se është arritur standard i ri pozitiv për transparencë dhe korrektësi në përzgjedhjen.

“Përshtypja ime dhe informacioni nga ky proces i fundit i rekrutimit të pjesëtarëve të rinj është se është arritur standard i ri pozitiv për transparencë dhe korrektësi në përzgjedhjen”.

Tutje, Ramadani ka potencuar se janë të kënaqur me interesimin e madh të të rinjve për tu bërë ushtarë.

“Sigurisht që ne jemi të kënaqur me interesimin jashtëzakonisht të madh të të rinjve për t’u bërë ushtarë të Kosovës”, ka përfunduar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat