Milaim Zeka merr një “goditje” nga veprimtari Bajra

Aktuale

Milaim Zeka merr një “goditje” nga veprimtari Bajra

Nga: N.H Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:41
Milaim Zeka

Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën e qendrës në Mitrovicë dhe arsyetimi që dha shefi i GP-së të LDK-së bëri që deputeti Milaim Zeka të reagoi duke thënë se “krejt po rrejnë, dhe se shumica prej nesh po harrojnë që jetojmë në botën e teknologjisë moderne ku edhe fëmija të fotografojnë”.

E lidhur me ketë deklaratë të Zekës, ka reaguar veprimtari Fatmir Bajra. Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se deklarata e Zekës është kur i moralshmi “moralizon”.

Bajra i ka përmendur Zekës rastin e “grushtimit” me deputetin Frashër Krasniqi.

Ja shkrimi pa ndërhyrje:

Pas incidentit t'pasqaruar në një kuvend të një Nendege të LDK-së në Mitrovicë !

Reagime t'zjarmishme...

Kur moralizon i "moralshmi", Milaim Zeka !

E këtu çfarë teknologjie kibernetike-moderne është n'pytje Milaim Zeka ?

Çfajë kanë t'paret e partive respektive : Limaj & Kurti ?

Cila retorikë degradoj debatin dhe qoj n'përleshje fizike të deputëve të kontrabanduar, e jo t'përfaqësuesve të vertetë të popullit ?

Kush janë akterët e skandalit ?

A është vokacion autentik i deputetëve grushtimi dhe perleshja fizike për qerim hesapesh politike?

Ishte arenë gladiatorësh, apo studio televizive, enkas për debate...?

Veq mos thuaj është rrënë !

Heshtja është ar nganjëherë, Milaim Zeka !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat