Haradinaj: Në këto zgjedhje qytetarët, dëshmuan pjekuri

Aktuale

Haradinaj: Në këto zgjedhje qytetarët, dëshmuan pjekuri

Nga: Z.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 21:52

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur zgjedhjet që janë mbajtur sot në katër komunat veriore të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar ka thënë se në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


Postimi i plotë:

Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës.
Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat