Gecaj reagon pas zgjedhjeve: Nuk do të duhej të tolerohej një tirani e tillë

Aktuale

Gecaj reagon pas zgjedhjeve: Nuk do të duhej të tolerohej një tirani e tillë

Nga: Z.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:55
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri. Lidhur me këtë, ai ka thënë se asnjë shtet demokratik nuk do të duhej të toleronte një tirani të tillë, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku i ka listuar komunat dhe fitoren bindëse të Listës Serbe në ato komuna.

Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Postimi i plotë:

Asnjë shtet demokratik nuk do të duhej të toleronte një tirani të tillë:

Mitrovicë e Veriut: Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%);
Zubin Potok: Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%);
Leposaviq: Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%);
Zveçan: Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%);

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat