Shefqet Krasniqi: Nëse e shikon një femër rrugës, me sy e me mendje e ke qitur përtokë Ramazanin

Aktuale

Shefqet Krasniqi: Nëse e shikon një femër rrugës, me sy e me mendje e ke qitur përtokë Ramazanin

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:52
Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka qenë mysafir në emisionin n’Kosovë Show.

I pyetur rreth agjërimit në këtë muaj të Ramazanit, Krasniqi ka përmendur se në çfarë forme agjërimi është i fortë, dhe në çfarë forme Ramazani dobësohet.

Ai ka folur edhe për politikanët, dhe ka shtuar se edhe ata duhet të agjërojnë. Ka sugjeruar se “nëse kanë frikë nga ndokush, ose kanë marre, të agjërojnë fshehurazi”.

Imami ka folur edhe për shume tema të tjera gjatë këtij emisioni.

I pyetur se a prish Ramazanin nëse e shikon një femër, ai ka thënë se “nëse e shikon, me sy edhe mendje e ke dobësuar agjërimin, ose e ke qitur përtokë agjërimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat