Daçiq: Putin nuk do të lejoj dëbimin e serbëve nga Kosova

Aktuale

Daçiq: Putin nuk do të lejoj dëbimin e serbëve nga Kosova

Nga: Fatmir Beka Më: 20 maj 2019 Në ora: 06:18
Ivica Daçiq, Putin

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se “Putin nuk do të lejoj dëbimin e serbëve nga Kosova”, këtë si shprehet ai ia kanë përsëritur se “Rusia nuk do të lejoj që Serbisë të i bëhet dëm”Ë, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

“Serbët me dalje masive në vendvotime në veri të Kosovës dëshmuan gatishmëri të mbrojtjes së interesit serb. Në këtë mbrojtje kreu shtetëror i Serbisë dhe banorët serb në Kosovë, kanë një mbështetje të pa rezervë nga Rusia dhe presidenti putin” ka deklaruar Daçiq.

Ai duke komentuar situatën ka thënë se “Serbia në mbrojtje të interesave të saj në Kosovë ka mbështetjen absolute të Rusisë.

Në shumë takime zyrtare dhe jo zyrtare, është vërtetuar kjo mbështetje, ka pasur edhe hapa konkret të Moskës zyrtare që kanë kontribuar që serbët të mbijetojnë në Kosovë, ka thënë ministri i punëve të jashtme.

“Mua shumë herë në bisedime më kanë bind se Rusia nuk do të lejoj që Serbisë të i shkaktohet dëm, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq këtë e ka dëgjuar shumë herë nga vetë presidenti Putin” ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat