Kryeprokurori tregon arsyen e arrestimit të Currit, Bojkut e Hashimit

Aktuale

Kryeprokurori tregon arsyen e arrestimit të Currit, Bojkut e Hashimit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 08:37
Njësia Speciale

(E plotësuar) - Shtatë persona ka arrestuar deri më tani Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në fajde. Në listën e tyre janë disa emra të njohur për organet e rendit, ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se atyre iu është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Mëngjesin e ditës së sotme, Policia e Kosovës u vë në ndjekje të disa personave, të gjithë këta të dyshuar për përfshirje në fajde.

Në disa orë operacion, nën pranga u vunë shtatë persona.

Deri më tani, është konfirmuar arrestimi i  Ismet Osmani, Ilir Bojku, Mentor Maqani e së fundmi u arrestua edhe Rrahim Hashimi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimet, duke folur edhe për dyshimet.

“7 persona janë ndaluar për fajde.Të gjithë këta janë ndalur për 24 orë. për të njejtit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Afetet ligjore ia mundësojnë 24 orë kohë me shiqu a me e pru kallëzimin apo çfarë të bëhet më tutje”, ka thënë Beka.

Një operacion i policisë është është kryer në lagjen “Marigona” ku u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, para pak minutave u arrstua edhe ish-ushtari i UCK-së, Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës.

Gjithashtu, Policia njoftoi se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalë me informacione shtesë. 

Arrestohet edhe Hashimi

Gazeta merr vesh se është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Rrahim Hashimi, në shtëpinë e tij në një fshat të Vushtrrisë.

Hashimi ishte në arrati ndërkaq dyshohet se kishte ndërmjetësuar dhënien e parave me fajde nga Osmani tek biznesmeni.

Ai është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.

****

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar zhvillimin e një aksioni të gjerë që lidhet me Ismet Osmanin – Currin.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar Ismet Osmani, i njohur si “Curri”.

Qalaj ka thënë se ky operacion i Policisë është konfirmuar shumë moti.

Edhe avokati i “Currit”, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqërimin në Polici të klientit të tij.

“Jam duke pritur për intervistim. Ende nuk e di se për çka bëhet fjalë”, ka thënë ai.

“Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë.

Konfirmohet arrestimi

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zhvilluar një operacion policor në disa lokacione.

Një operacion i tillë është kryer edhe në lagjen “Marigona”, ku u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri” i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.  

“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës.

Gjithashtu, njoftuan se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalin me informacione shtesë.

***

Gjatë një bastisjeje që ka ndodhur sot në lagjen “Marigona”, është arrestuar Ismet Osman, i njohur si Curri nga Mitrovica, i cili është pronar i disa bastoreve dhe kazinove.

Merret vesh se bashkë me “Currin” janë arrestuar edhe Ilir Bojku dhe Mentor Maqani. Por, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.

Ky operacion, mësohet se është udhëhequr nga krimet ekonomike, nga drejtori Bashkim Spahiu.

***

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka arrestuar pronari i disa bastoreve dhe kazinove i njohur si “Curri” nga Mitrovica.

Kështu ka marrë vesh KD nga burimet e saj.

Arrestimi është bërë para disa minutave në rezidencën e tij në lagjen “Marigona”.

Ai është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë.

***

Policia e Kosovës po kryen një bastisje në lagjen "Ulpiana" në Prishtinë.

Në aksion po marrin pjesë edhe Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat