E konfirmon Isa Mustafa: Takohet me Kurtin, i çon ftesë edhe Shpend Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

E konfirmon Isa Mustafa: Takohet me Kurtin, i çon ftesë edhe Shpend Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:30
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, tani kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurtin.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, thotë se do t’i dërgoj ftesë edhe Shpend Ahmetit për takim, transmeton gazeta “Bota sot”.

E ky takim, do të zhvillohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe përmbysjen e koalicionit PAN.

“Miq të nderuar,

Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, shkruan Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat