Përfundon seanca, Veseli me porosi për LDK-në dhe VV-në

Aktuale

Përfundon seanca, Veseli me porosi për LDK-në dhe VV-në

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:17

(E plotësuar) - Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës plenare ku u diskutua për komisionin që do të drejtojë themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh iniciues i këtij Tribunali, tha se seanca do të vazhdojë shumë shpejt.

Veseli ftoi deputetët e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes, të cilët bojkotuan seancën e sotme, që të kthehen në seancë në mënyrë që bashkërisht të votohet komisioni për drejtimin e themelimit të Tribunalit.

Ai u tregua i gatshëm që të pranojë kushtet e dy subjekteve, pasi për të është e rëndësishme që të bëhet Tribunali, në mënyrë që të dënohen krimet e  luftës nga ana e Serbisë. 

Veseli LDK-së dhe VV-së: Hajdeni në seancë, ja bëjmë si të doni, vetëm votoni

“Unë për fund kam një thirrje për vëllezërit tanë nga LDK dhe nga VV, është mirë me qenë në sallë kur të votohet. Kjo ka me u votu, është mirë me qenë në sallë edhe ju, të votojmë bashkërisht. Ju kam thirrë dhe do t’iu thërras sa herë që të kërkoni, nëse jeni hidhëru se e kam filluar unë këtë iniciativë, unë jam i gatshëm t’ia bëjmë qysh të doni. Por, ajo që është kryesore është që duhet me e votu. Për mua si njeri, e kam vendosur që nga dita e parë që kam ardhur si kryetar i Kuvendit, jam betuar para ato fotografive para Kuvendit që nuk do të mbeten e jashtë”, tha Veseli.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbështet themelimin e këtij Tribunali, pasi kjo e fundit ka investuar dhe po investon në Kosovë.

Sipas tij, Serbia do të përgjigjet për gjenocidin që ka kryer në Kosovë. 

Image

***

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në vazhdimin e seancës plenare të 16 majit, për themelimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë, u ka bërë thirrje partive opozitare që të jenë të bashkuar për këtë temë.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se arsyeja pse opozita do të duhet të ishte në këtë seancë është se ka të bëjë edhe me atë se si “ne e shohim këtë teme dhe çfarë mekanizma ofrojmë, ashtu do ta shoh edhe bota”.

Sipas tij nëse partitë në Kosovë nuk janë unike në këtë temë ashtu do ta sheh edhe bota.

“Nuk desha të flas por, janë dy arsye pse do të duhet të ishim se bashku në një seancë të tillë. Së pari ka të bëjë me dinjitetin e viktimave. Krejt kemi qenë viktimë por dikush ka paguar një çmim të madh. Arseja e dytë pse koleget nga opozita do të duhej të ishin në seancë ka të bëjë me diçka tjetër, se si ne e shohim këtë teme dhe çfarë mekanizma ne ofrojmë, ashtu do ta shoh edhe bota. Nëse ne nuk jemi unik, ashtu ka me pa bota. Mendoj që ka do tema ku nuk mund të pajtohemi, por ka disa tema ku është e përcaktuar paraprakisht që duhet të jemi unik”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se Tribunalit nuk do të duhet t’i thuhet jo paraprakisht në Kuvendin e Kosovës.

“Iniciativa për Tribunalin nuk do të duhet t’i thuhet paraprakisht jo në këtë Kuvend të Kosovës. Debati për atë se është vonë mendoj se nuk është i domesdosshëm, por mbi të gjitha i kisha ftuar të gjithë se duhet të jem se bashku në këtë temë, mbi të gjitha për viktimat, por edhe për atë se si ne e shohim këtë temë do ta shoh edhe bota. I kisha ftu opozitën që të kthehen dhe të jemi se bashku për këtë temë”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Isufi: Është turp të ndalet iniciativa për Tribunalin Ndërkombëtar

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë me inicimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas tij, kjo nismë ka përkrahjen e plotë të Qeverisë Haradinaj.

Isufi: Është turp të ndalet iniciativa për gjenocidin serb

“E keni përkrahjen e plotë të AAK-së, e keni përkrahjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Haradinaj, dhe duhet të vazhdohet, sepse po flasim për diçka që ka ndodhur në Kosovë dhe turp është për ne të ndalemi edhe nuk e kryejmë këtë punë ashtu siç e meriton edhe drejtësia dhe populli i Kosovës që ka vuajtur e po vuan edhe më shumë nga pasojat e luftës”, porositi ai.

Dardan Molliqaj sulmon Glauk Konjufcën e Memli Krasniqin

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi sot se mostrajtimi i asaj që ka ndodhur në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është papërgjegjësi politike e institucionale.

Përgjegjës për gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ai bëri Partinë Demokratike të Kosovës së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ai ka paraqitur dy kërkesa në emër të PSD-së: përgjegjësi individuale ose partiake për veprimin e Flora Brovinës me fotografinë, ndërsa ka ftuar deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes të kthehen në Kuvend dhe të bashkëpunojnë si opozitë për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij, insistimi i kryetarit të Kuvendit për të vazhduar seancën sikurse nuk ka ndodhur asgjë, e dëmton pikërisht nismën për të cilën po diskuton Kuvendi sot.

E arsyeja se pse Kuvendi i Kosovës gjendet në këtë situatë, ku LDK dhe Vetëvendosje bojkotojnë seancat, sipas Molliqajt është edhe për shkak të PDK-së.

Molliqaj: Fjalimi i Konjufcës sot sikur ai i Memli Krasniqit deri dje, dhe anasjelltas

“Qysh po e donë sot këta pushtetin, ashtu e keni mbajtur ju pushtetin me çdo kusht. Memli, kur të duash merri videot, dhe fjalimi i Glauk Konjufcës sot, është fjalimi yt deri dje, dhe fjalimi yt sot, është fjalimi i Konjufcës deri dje, veç i keni ndërruar. Ai thoshte përpara mos e pyetni bashkësinë ndërkombëtare drejtësi – ç’drejtësi, ju thoshit: ‘nuk bënë, se tash UNMIK, EULEX’, tash ti ke ndërruar. A po e kupton se jeni e njëjta medalje me dy anë. Dhe, nëse e ki përnjëmend, rrugën e ke tërësisht gabim. Dhe, s’po ta mohoj qëllimin, as motivin, por rrugën e ke, si ti, si kryetari i Kuvendit krejtësisht gabim”, tha ai.

Ndërsa deputeti Memli Krasniqi tha se nuk kanë ngatërruar rolet me deputetin Konjufca. Teksa shtoi se PDK ka reaguar edhe për veprimin e deputetes Flora Brovina, për çka u shpreh se më së shumti politikisht është dëmtuar pikërisht subjekti të të cilit i përket.

Molliqaj përshëndeti nismën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për të ftuar në takim partitë opozitare për rrëzimin e qeverisë. Porse, shtoi se me veprime sikur ky i sotmi, për bojkotimin e seancës plenare, nuk do të japë rezultat pasi që LDK dhe VV po vazhdojnë të veprojnë pa një koordinim opozitar.

Krasniqi: LDK dhe VV morën anën e atyre që për 20 vjet mohuan gjenocidin serb në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur “të turpshëm” vendimin e deputetëve të LDK-së dhe të VV-së për të mos votuar komisionin që do t’i jep drejtim themelimit të Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Derisa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Vetëvendosjes po lëshonin sallën e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi akuzoi ata, që sipas tij në këtë mënyrë po u japin kënaqësi vetëm atyre që kryen krime gjatë luftës.

Me bojkotimin e seancës, sipas Krasniqit, LDK dhe VV morën anën e atyre që për 20 vjet mohuan gjenocidin serb në Kosovë.

Krasniqi: VV dhe LDK e morën anën e atyre që qe 20 vjet e kanë mohu këtë gjenocid

“Për mua sot është i frikshëm qëndrimi i LDK-së dhe VV-së, mos me guxu me marrë përgjegjësinë që u takon si deputetë për iniciativë të dënimit të gjenocidit të Serbisë. Verbërimi që këtyre njerëzve ua ka dhënë etja për pushtet, ua ka marrë arsyen totalisht. Këta njerëz, edhe viktimat, edhe gjenocidin serb, edhe krimet e luftës edhe krimet kundër njerëzimit i kanë më të parëndësishme sesa gjetjen e mundësisë për me e rrëzu qeverinë dhe për të ardhë në pushtet. Dhe kjo, realisht, është vështirë edhe me e klasifiku çka i bjen... Edhe pse mund të tingëllojë e rëndë, po në këtë moment është marrje e anës së atyre që qe 20 vjet e kanë mohu këtë gjenocid”, tha Krasniqi.

Ai pati kritika edhe ndaj shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit.

Krasniqi: Hoti lypi koordinim, për çfarë koordinimi e pat fjalën

“Veç erdhën, i lëshuan do fjalë dhe ikën. Avdullah Hoti tha: ‘kemi nevojë për koordinim’, për çfarë koordinimi o Avdullah Hoti? Me u koordinu a ka ndodhur gjenocidi në Kosovë a nuk ka ndodhur a? Mos ki naj dyshim zotni? Duhet me u koordinu na me vendosë se a është gjenocid apo nuk është gjenocid, çfarë përgjigje je duke lypë. Ndoshta ma jep përgjigjen në ndonjë konferencë për shtyp, se e ki pas zanat kështu njëfarë vakti, veç me i thënë dy llafe e me shku me u përgjigj tani tjetërkah”, u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi se përkundër kundërshtimeve të LDK-së dhe VV-së për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, iniciativa për drejtësi nuk duhet assesi të ndalet.

Milaim Zeka: Avdullah Hoti po rren, nuk mund t’i besojmë fjalëve të tij

Milaim Zeka ka bërë kritika të ashpra në drejtim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Deputeti i Nismës, Milain Zeka ka bërë kritika të ashpra në drejtim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Zeka e kritikoi Hotin duke e quajtur “gënjeshtar” dhe dyshoi nëse duhet të merren seriozisht deklaratat e tij në foltoren e Kuvendit.

“Sa është dëmi i shkaktuar në opinion i shkaktuar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili edhe pse dalin incizimet duke u rrah me grushta e me boksa e ai thotë se nuk kam qenë prezent në Kuvendin e LDK-së në Mitrovicë”, deklaroi Zeka.

“Më vjën keq që nuk është këtu të ballafaqohem me të. Ai po rren qëllimshëm, imagjinojeni vuajtyjen e Flora Brovinës, humbja e memories e shumë të tjera. Dëmi politik është i barabartë kur njeriu rren publikisht dhe më thoni nëse i besoni dikuj kur del të flas në foltore”, u shpreh ai.

LDK dhe VV bojkotojnë seancën për gjenocidin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë zgjedhur të bojkotojnë seancat e Kuvendit të Kosovës deri në dhënien llogari dhe dorëheqjes së kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Këtë e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, i cili duke iu përgjigjur deklaratave të Veselit se “është dashur të ketë maturi në reagimet ndaj gabimit me fotografinë, të Flora Brovinës”, ka thënë se do të ndjekin këtë porosi duke kursyer deputeten në fjalë, e duke kërkuar përgjegjësi nga vet Veseli.

Për Konjufcën është e turpshme se si nga 2-3 mijë fotografi të vërteta që dëshmojnë krimet e luftës në Kosovë, të merret një fotografi krejt tjetër, e paverifikuar dhe që nuk ka ndodhur në vend.

Image

Ai ka kërkuar përgjegjësi për rastin e publikimit të fotografisë, duke thënë është pafytyrësi që tash të kërkohet Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin serb, nga OKB-ja.

Konjufca: Po e kursej Brovinën, është Veseli ai që duhet të jap dorëheqje

“Unë po e kursej Flora Brovinën, qashtu qysh tha kryetari i Parlamentit, sepse ai që duhet me dhënë dorëheqje është vet kryetari i Parlamentit. Nuk mund të vazhdojmë më me këto struktura politike, të cilat çdo gjë që po prekin me dorë po prishin. Edhe kjo ideja e Tribunalit Ndërkombëtar mendoj se është tallje me viktimat dhe tallje me popullin tonë, sepse ne të gjithë e dimë se sa krime ka pasur, por e dimë në të njëjtën kohë se si themelohet një Tribunal Ndërkombëtar. Themelohet nga OKB-ja”, u shpreh ai.

Sipas tij, është absurde se si Kosova ka institucionet e veta tash e 20 vjet, porse nuk është akuzuar askush për krime lufte, madje as në dialogun me Serbinë askush nuk i ka përmendur krimet e pandëshkuara të Serbisë.

Konjufca: Dhënia e llogarisë e domosdoshme

“Dhënia e llogarisë, dorëheqja sot, është e nevojshme. Nëse jo, ne jemi edhe në koordinim me LDK-në, mendoj që nuk duhet të rrimë në një seancë të tillë, e cila udhëhiqet prej njerëzve, të cilët bash çka po prekin me dorë, po e prishin në mënyrën më të mundshme. Ne nuk duam të jemi pjesë e kësaj”, tha Konjufca teksa u largua nga foltorja e Kuvendit.

***

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se askush nuk guxon t’i përdorë viktimat e luftës për qëllime politike, ndërsa, orkestruesit dhe zbatuesit e këtyre zhvillimeve duhet të marrin përgjegjësin edhe politike, edhe morale, edhe ligjore.

Ai tha se në vend të pas unifikimit për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, motivet e përfitimit politik e personal e dëmtuan rënd kauzën tonë. E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veslei vraponte nëpër skutave duke dënuar krimet serbe por askush nuk i ka borxh politikanëve që janë kurthuar në korrupsion që të përdorin fatkeqësinë e popullit të Kosovës për përfitime të tyre politike.

Hoti: Viktimat e luftës nuk guxon askush t’i përdorë për qëllime politike

“Zoti Veseli që është shef i PAN-it dhe përgjegjës për qeverisje me bandat kriminale, me fjalimet e tij në dy ditët e fundit u mundua të relativizoi dëmin që ai, deputetja e tij dhe partia e tij i kanë bërë kauzës së mijëra veprimtarëve që kanë punuar për dy dekada për të dëshmuar krimet e regjimit serb para botës demokratike.... kjo gjendje nuk duhet të vazhdoi më tutje, Kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet nga të gjithë, jo vetëm nga opozita e LDK-ja, integriteti territorial i Kosovës duhet të respektohet pa përjashtim, para së gjithash nga presidenti. Qeveria e Kosovës nuk guxon të bashkëpunoj me krimet dhe bandat dhe as të dakordohet me zyrtarë serb se çfarë veprime të ndërmarrë në Kosovë. Viktimat e luftës nuk guxon askush t’i përdorë për qëllime politike. Kjo seancë e Kuvendit nuk duhet të vazhdoi më tutje. Orkestruesit dhe zbatuesit e këtyre zhvillimeve duhet të marrin përgjegjësin edhe politike, e dhe morale, edhe ligjore “, ka thënë ai.

Ai ka ftuar të gjitha forcat në vend për dakordim veprimet kushtetuese dhe demokratike për të ndaluar degradimin e institucioneve të Kosovës.

Image

Këtu ka reaguar Kadri  Veseli, duke thënë të gjitha grupet parlamentare i ka ftuar për koordinim para gjysëm ore, por Hoti nuk ka ardhur.

Veseli: Trego a të kam thirr

“Unë po i referohem edhe kryetarëve të grupeve parlamentare që kenë prezent, iu thirra, do të thotë a është e vërtet, trego bonu burrë,  më fal që të thash bëhu burrë, bëhu deputet dinjitoz”, tha ai.

***

Kuvendi i Kosovës po vazhdon sot seancën plenare të ndërprerë të enjten, për shkak të publikimit të një fotografie përmes së cilës deputetja e PDK-së, Flora Brovina pretendonte se paraqet pamje të dhunimit të një gruaje në Kosovë gjatë luftës.

Pas publikimit të përkatësisë së fotos, që doli të jetë një skenë  xhirimeve të një filmi në Irak, Brovina mori një mori akuzash, për çka, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh se do të duhej të kishte më shumë maturi, duke kujtuar se vet Brovina është viktimë e gjenocidit serb në Kosovë.

Më këtë rast, ai tha se dhunimet serbe në Kosovë janë fakt bvotëror dhe se nuk duhet asnjë foto për të dëshmuar atë realitet.

Veseli: Reagimet ndaj Brovinës kanë është dahstë të jenë më të balancuara

“Atë ditë, Dr.Flora Brovina bëri një gabim shumë të rëndë. Dr. Flora është vetë viktimë e gjenocidit serb. Flora dhe sjellja e saj, sado që është gabim shumë i madh, është edhe pasojë e atij gjenocidi serb. Reagimet pastaj kanë mundur të jenë pak më të balancuara dhe më të përmbajtura me Flora Brovinën, si individ, duke marrë parasysh rrethanat e saj jetësore dhe kontributin e saj. E jo tentuese për ta linçuar, ose edhe më keq, nxitur si komplot të qëllimshëm politik. Sa për temën, dhunimet gjatë luftës në Kosovë janë fakt i ditur botërisht. Nuk na duhej një foto, as qindra për ta dëshmuar këtë. Sepse, qindra gra të dhunuara ende presin drejtësinë për të dëshmuar”, tha ai.

***

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë lëshuar sallën në shenjë proteste për postimin e fotografisë nga deputetja Flora Brovina dhe mosdhënies së llogarisë dhe dorëheqjes.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar përgjegjësi për rastin e publikimit të fotografisë, duke thënë se tash të kërkohet tribunal prej OKB-së, është pafytyrësi.

“I kemi institucionet dhe që 20 vjet nuk është akuzuar askush për krime lufte. Dhënia e llogarisë dhe dorëheqja sot është e nevojshme, nëse jo ne jemi në koordinim me LDK, nuk duam të rrimë me njerëz të tillë e cila udhëhiqet prej njerëzve të cilët bash çka prekin me dorë po prishin çdo gjë, dhe nuk duam të jemi pjesë e kësaj”, tha ai.

***

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga grupime parlamentarë më është kërkuar ditën e enjte që të ndalet procesi i themelimit të tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serbe në Kosovë, por kjo nuk do të ndalet.

‘Grupime parlamentarë më kërkuan që ndoshta është më mirë të ndalet kjo punë, kjo punë nuk ka me u ndal. Kosova ka pothuajse gjithçka dhe di çdo gjë që ruhet në arkivat e shtetit serb. Brezat e kaluar dhe as brezat e ardhshëm nuk do të na falin nëse lejojmë që detyra jonë kombëtarë dhe historike të shembet përballë inateve partiake dhe interesave ditore”, tha ai.

Ai tha se ka pritur që do të ketë hezitime e goditje në propozimin e tij për themelimin e tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serbe në Kosovë, por nuk ka pritur një qasje të tillë brutale në mes shqiptarëve.

***

 Kryeparlamentari Kadri Veseli, na fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku vazhdohet seanca për Tribunalin për gjenocidin serb, përkatësisht për themelimin e Komisionit shtetëror, ka folur sërish për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina.

Ai ka thënë se nuk e ka pritur një reagim kaq brutal ndaj kësaj çështje.

“Pas asaj që ndodhi të enjten si inicues i seancës për Tribunalin, dua ti them disa fjalë për foton dhe reagimin. Si komb i shtypur ndrydhja e ndryshimi na kanë goditur shumë Kam pritur goditje shumë që në politike mund të jenë normale  Por nuk e kam pritur një qasje të tillë brutale mes nesh. Të premtën, në zyren time erdhi njëri nga familjarët e personave me plagë të luftës dhe i mllefosur me debatin ndaj kësaj iniciative e bëri një pyetje: pse ne shqiptarët jemi me njëri tjetrin të fortë për hakmarrje ndërkaq para të huajve jemi të urtë. E tha këtë për frikë se kjo iniciativë mund të ndalet. E nëse jo shteti ai ishte i gatshëm të çonte iniciativën deri në fund”, ka thënë Veseli në Kuvend.

"Atë ditë Flora Brovina bëri një gabim shumë të rëndë. Ajo është vetë viktimë e brutalitetit serb. Reagimet kanë mundur të jenë më të balancuara dhe më të përmbajtura për Flora Brovinën. E jo tentuese për ta linçuar e edhe më keq nxitur si komplot politik. Nuk na duhej një foto as qindra për ta dëshmuar këtë sepse qindra gra të dhunuara ende presin dëshmi", tha ai.

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret që në seancën e sotme të marrin pjesë 100 deputetë, për ta votuar inicimin e themelimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë.

“Sot në seancën e Kuvendit pres një unitet të plotë të gjithë deputetëve për ta votuar inicimin e themelimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serbë në Kosovë. Pres që në seancë të jenë 100 deputetë që do ti thën PO iniciativës për ti vënë para drejtësisë kriminelët serbë”, tha Veseli.

Veseli tregon çka nuk ka pritur rreth Tribunalit për gjenocidin serb

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ka nisur me një fjalim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se ka pritur që do të ketë hezitime e goditje në propozimin e tij për themelimin e tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serbe në Kosovë, por nuk ka pritur një qasje të tillë brutale në mes shqiptarëve.

Veseli ka rrëfyer edhe ngjarje të rënda që ndodhën gjatë luftës së UÇK-së, duke thënë se jo shumë njerëz kanë besuar që dikush do të luftonte ndaj Serbisë por ajo ndodhi. Ai tha se edhe sot ka hezitime të tilla kur duam ta themelojmë tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serbe në Kosovë.

***

Mbahet vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërprerë më 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat