Veseli flet në Kuvend për foton: Nuk duhej ta linçonim aq brutalisht Flora Brovinën

Aktuale

Veseli flet në Kuvend për foton: Nuk duhej ta linçonim aq brutalisht Flora Brovinën

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:56
Kadri Veseli, Flora Brovina, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeparlamentari Kadri Veseli, na fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku vazhdohet seanca për Tribunalin për gjenocidin serb, përkatësisht për themelimin e Komisionit shtetëror, ka folur sërish për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina.

Ai ka thënë se nuk e ka pritur një reagim kaq brutal ndaj kësaj çështje.

“Pas asaj që ndodhi të enjten si inicues i seancës për Tribunalin, dua ti them disa fjalë për foton dhe reagimin. Si komb i shtypur ndrydhja e ndryshimi na kanë goditur shumë Kam pritur goditje shumë që në politike mund të jenë normale  Por nuk e kam pritur një qasje të tillë brutale mes nesh. Të premtën, në zyren time erdhi njëri nga familjarët e personave me plagë të luftës dhe i mllefosur me debatin ndaj kësaj iniciative e bëri një pyetje: pse ne shqiptarët jemi me njëri tjetrin të fortë për hakmarrje ndërkaq para të huajve jemi të urtë. E tha këtë për frikë se kjo iniciativë mund të ndalet. E nëse jo shteti ai ishte i gatshëm të çonte iniciativën deri në fund”, ka thënë Veseli në Kuvend.

Atë ditë Flora Brovina bëri një gabim shumë të rëndë. Ajo është vetë viktimë e brutalitetit serb. Reagimet kanë mundur të jenë më të balancuara dhe më të përmbajtura për Flora Brovinën. E jo tentuese për ta linçuar e edhe më keq nxitur si komplot politik. Nuk na duhej një foto as qindra për ta dëshmuar këtë sepse qindra gra të dhunuara ende presin dëshmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat