Konjufca: pas skandalit të publikimit të fotos nga Flora Brovina: Krye parlamentari të dorëhiqet

Aktuale

Konjufca: pas skandalit të publikimit të fotos nga Flora Brovina: Krye parlamentari të dorëhiqet

Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:13
Glauk Konjufca

Në sallën e Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca ku po diskutohet themelimi i Tribunalit për gjenocidin e  krimet serbe në Kosovë gjatë luftës.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancë ka deklaruar se kryeparlamentari Kadri Veseli duhet të jap dorëheqje pas publikimit të fotos që e bëri bashkëpartiatkja e tij Flora Brovina në seancën e 16 majit.

Konjufca ka deklaruar se publikimi i fotografisë së tillë e ka dëmtuar rëndë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“ Që 16 vite në Kosovë e më shumë nuk na ka ndodhë që me u dëmtua një kauzë kaq e rëndësishme si përpjekja për argumentimin e gjenocidit, sikur me seancën e 16 majit. Me ia pas dhanë një laps Serbisë e eme e pyet se si kishte mujtë me e dëmtua krimet e Serbisë e gjenocidin, ajo e kishte vizatu bash qysh ka ndodhë me 16 maj”, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të VV’së.

Ai ka thënë se janë edhe 3 mijë fotografi të tilla si dëshmi të gjalla të masakrave që Brovina ka mundur që t’i dëshmojë.

“Dëshmia e Vasfije Krasniqit është ma e rëndësishme se sa 1 mijë fotografi. E në Kosovë ekzistojnë 2 mijë e deri në 3 mijë fotografi më se të vërteta. E prej 3 mijwve vë me shku me e gjet një fotografi fallce e me e dëmtuar kaq shumë kauzën kaq shumë. Kjo me të vërtetë do përgjegjësi. Nuk mund të kalojë seanca duke thanë që asgjë s’ka ndodhë”, ka shkruar tutje ai.

Konjufca ka kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Kadri Veselit.

“Që 20 vit eme rradhë këta pushtetar për sa kohë e kanë kalëruar pushtetin, kërkujtë nuk i ra në mend për krimet e Serbisë. Unë po e kursejë Florën, por mendojë që duhet të jap llogari kryetari i parlamentit”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat