Dardan Molliqaj sulmon Glauk Konjufcën e Memli Krasniqin - Bota Sot
Dardan Molliqaj sulmon Glauk Konjufcën e Memli Krasniqin

Aktuale

Dardan Molliqaj sulmon Glauk Konjufcën e Memli Krasniqin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:52
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi sot se mostrajtimi i asaj që ka ndodhur në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është papërgjegjësi politike e institucionale.

Përgjegjës për gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ai bëri Partinë Demokratike të Kosovës së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ai ka paraqitur dy kërkesa në emër të PSD-së: përgjegjësi individuale ose partiake për veprimin e Flora Brovinës me fotografinë, ndërsa ka ftuar deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes të kthehen në Kuvend dhe të bashkëpunojnë si opozitë për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij, insistimi i kryetarit të Kuvendit për të vazhduar seancën sikurse nuk ka ndodhur asgjë, e dëmton pikërisht nismën për të cilën po diskuton Kuvendi sot.

E arsyeja se pse Kuvendi i Kosovës gjendet në këtë situatë, ku LDK dhe Vetëvendosje bojkotojnë seancat, sipas Molliqajt është edhe për shkak të PDK-së.

Molliqaj: Fjalimi i Konjufcës sot sikur ai i Memli Krasniqit deri dje, dhe anasjelltas

“Qysh po e donë sot këta pushtetin, ashtu e keni mbajtur ju pushtetin me çdo kusht. Memli, kur të duash merri videot, dhe fjalimi i Glauk Konjufcës sot, është fjalimi yt deri dje, dhe fjalimi yt sot, është fjalimi i Konjufcës deri dje, veç i keni ndërruar. Ai thoshte përpara mos e pyetni bashkësinë ndërkombëtare drejtësi – ç’drejtësi, ju thoshit: ‘nuk bënë, se tash UNMIK, EULEX’, tash ti ke ndërruar. A po e kupton se jeni e njëjta medalje me dy anë. Dhe, nëse e ki përnjëmend, rrugën e ke tërësisht gabim. Dhe, s’po ta mohoj qëllimin, as motivin, por rrugën e ke, si ti, si kryetari i Kuvendit krejtësisht gabim”, tha ai.

Ndërsa deputeti Memli Krasniqi tha se nuk kanë ngatërruar rolet me deputetin Konjufca. Teksa shtoi se PDK ka reaguar edhe për veprimin e deputetes Flora Brovina, për çka u shpreh se më së shumti politikisht është dëmtuar pikërisht subjekti të të cilit i përket.

Molliqaj përshëndeti nismën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për të ftuar në takim partitë opozitare për rrëzimin e qeverisë. Porse, shtoi se me veprime sikur ky i sotmi, për bojkotimin e seancës plenare, nuk do të japë rezultat pasi që LDK dhe VV po vazhdojnë të veprojnë pa një koordinim opozitar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...