“Nëse nën udhëheqjen e UÇK-së fitohet lufta, unë do të kërkojë azil politik në Serbi”, ja cili politikan i njohur sot, e kishte thënë këtë

Aktuale

“Nëse nën udhëheqjen e UÇK-së fitohet lufta, unë do të kërkojë azil politik në Serbi”, ja cili politikan i njohur sot, e kishte thënë këtë

Nga: D.RR Më: 20 maj 2019 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Ish nënkryetari i LPK-së, Muhamet Kelmendi, thotë se është i shtangur se si disa persona po shesin patriotizëm të rrejshëm, që nënkupton edhe poena politik.

Kelmendi ka kritika për PSD-në, por në veçanti për zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, i cili sipas Kelmendit, në luftë ka thënë se nëse “nën udhëheqjen e UÇK-së fitohet lufta, unë do të kërkojë azil politik në Serbi”.

Postimi i plotë:

Patriotizëm e jo mahi!
Pasi që kryetari i PDK-se, paraqiti kërkesën për Tribunal për të gjykuar krimet dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve në Kosovë prej nga po kuvendohet në kuvend, ia mësynë deputetët e PDS-së me thirrje "patriotike" , sikurse këta sot të kishin marr veshë se ka ndodhur krimi gjenocidial në Kosovë para 20 viteve.
Sa mirë!
Ky është patriotizëm e jo mahi!
Ndryshe mund te vlerësohet si patriotizëm me bateria elektrike, te cilat u mbushën me energji dhe kanë shumë fuqi.
Ne veçanti të gëzon diskutimi i disa politikaneve...!
Po permendi këtu Enver Hoxhajn.
Ky gjate luftës në Kosovë ishte në Vjenë dhe deklaronte:
"Nëse nën udhëheqjen e UCK-së fitohet lufta, unë (thënie: Enver Hoxha) do të kërkoi azil politik në Serbi".
Ky kthim patriotike mbi 380 shkalles u kthye ne masen e tille te patriotet batetike te PDK-se.
Ata, njeri.pas tjeterit kush me patriote se tjeteri aluzuan dhe 20 vite pas gjenocidit u kujtuan te flasin per gjenocidin.
E turp o turp..!
Nuk keni fare ndergjegje...
Po po ....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat