Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i Tribunalit Ndërkombëtar është kryetari i PDK-së

Aktuale

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i Tribunalit Ndërkombëtar është kryetari i PDK-së

Nga: Z.B Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:57
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit ku në mungesë të kuorumit ka ndërprerë punimet e seancës plenare ku u diskutua për komisionin që do të drejtojë themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qasja e opozitës për të penguar funksionalizmin e Tribunalit Ndërkombëtar, që ka për qëllim hetimin dhe ndëshkimin e atyre që kryen krime, në Kosovë në vitin 1998-1999 asgjë nuk pasqyron më mirë se sa qëndrimi i shprehur sot nga Albin Kurti.

“Me anë të këtij rrëfimi ai tenton ta justifikojë bllokimin që është duke i bërë nismës për themelimin e këtij Tribunali”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri ka shkruar se Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe mundësia që kjo iniciative të ketë sukses.

“Pra pasi dështojë që ta pengoj fitimin e këtyre dy qëllimeve madhore për shqiptaret e Kosovës, sot i është veshur punës që ta pengoj dokumentimin ndërkombëtar të krimeve serbe që kanë ndodhur në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Qasjen e opozitës për të penguar funksionalizmin e Tribunalit Ndërkombëtar, që ka për qëllim hetimin dhe ndëshkimin e atyre që kryen krime, në Kosovë në vitin 1998-1999, asgjë nuk pasqyron më mirë se sa qëndrimi i shprehur sot nga Albin Kurti. Me anë të këtij rrëfimi ai tenton ta justifikojë bllokimin që është duke i bërë nismës për themelimin e këtij Tribunali.

Në mënyrë manipulative ai pohon se me anë të kësaj insiative të ndërmarr nga Kryetari i Kuvendit, tentohet të suspendohet kapaciteti i mekanizmave juridik shtetëror për të dënuar krimet serbe në Kosovë. Mashtrim më të madh se kaq nuk mund të ketë. Sepse themelimi i një institucioni të tillë vetëm sa i forcon potencialet e institucioneve tona për të adresuar këtë çështje.

Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe mundësia që kjo iniciative të ketë sukses. Ashtu siç i janë shndërruar në makth çlirimi i Kosovës dhe Pavarësia e saj, të cilat u fituan si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, bashkëpunim ky të cilin ky dikur, Albin Kurti bënte thirrje që të sabotohej. Me të njëjtën logjikë që i sulmonte atëherë këto procese ai e atakon edhe sot këtë nismë.

Pra pasi dështojë që ta pengoj fitimin e këtyre dy qëllimeve madhore për shqiptaret e Kosovës, sot i është veshur punës që ta pengoj dokumentimin ndërkombëtar të krimeve serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Sepse vetëm në këtë mënyrë e ka më lehtë të manipulojë me plagët e kësaj shoqërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat