Lluka në Zvicër: Më shumë se dy miliardë franga transferohen në Kosovë nga mërgimtarët

Aktuale

Lluka në Zvicër: Më shumë se dy miliardë franga transferohen në Kosovë nga mërgimtarët

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:02
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka javën e kaluar qëndroi në Zvicër, ku në bashkëpunim me ministrin zviceran, Guy Parmelin kanë themeluar “Dhomën e Tregtisë”.

Krijimi i kësaj dhome ka për qëllim që të rrisë investimet zvicerane në Kosovë, transmeton Indeksonline. Gjatë qëndrimit atje, mediumi zviceran “NZZ” bëri një intervistë me ministrin Lluka. Ky bashkëbisedim ishte i fokusuar më shumë në qytetarët kosovar që jetojnë në Zvicër.

“Në valixhet e ‘shacave’ siç i quajnë shpesh të afërmit në Zvicër – nuk ka vetëm djathë dhe çokollata për familjar por edhe shumë para. Çdo vit më shumë se dy miliardë franga rrjedhin në vend nga kosovarët e huaj, gjysma me transfere bankare dhe me transport fizikë.”, tha Lluka.

Por ministri nuk është i kënaqur se ku po shkojnë parat.  Sipas tij në vend që paratë të shkojnë në investime, kosovarët i vënë në konsum.

“Nëse do të kishim më shumë mallra në vend, këto para mund të nxisin në rritje të ekonomisë.”, tha Lluka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat