VV i tregon Veselit si duhet të adresohen krimet e luftës

Aktuale

VV i tregon Veselit si duhet të adresohen krimet e luftës

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:26
Ilustrim

Vetëvendosje, nismën e Kadri Veselit për formimin e Tribunalit për Krimet Serbe në Kosovë e ka quajtur mungesë serioziteti. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një plan 9 pikësh se si do të adresohen krimet e luftës nga një qeveri e Lëvizjes Vetëvendosje.

9 pikat që Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur:

1. Miratimi ne shqyrtim te dyte i plotësim ndryshimit te Kodit te Procedures Penale, qe lejon gjykimin

 2. Krijimi i nje mekanizmi të posaqëm në kuadër të Policisë, Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Themelore për hetimin dhe gjykimin e krimeve te luftës, duke përfshirë numrin e nevojshëm te policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe stafit profesional.

 3. Procedimi i projektligjit për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës, me mision qartë, financim adekuat dhe me njerëz profesioniste dhe kompetentë, me status te përhershëm brenda Ministrisë se Drejtësisë

 4. Krijimi i një njësie të veçantë e të specializuar brenda Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, që i verifikon faktet dhe dëshmitë e mbledhura per krimet e bëra

5. Miratimi i një legjislacioni të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe te dhënave viktimave te krimeve Kosovë

6. Krijimi nje komisioni parlamentar të perhershëm për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, dhe krimin e gjenocidit dhe për dëmet e shkaktuara në Kosovë

7. Krijimi dege te veçantë brenda Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik, për edukimin dhe specializimin e profesionistëve për këto çështje dhe mbështetja për edukim tē vazhdueshem jashtë vendit

 8. Anëtarësimi i Kosovës në Konventat e Gjenevës dhe Konventën Gjenocidit

9. Shqyrtimi i rrugëve institucionale për pergatitjen e padisë sé Republikës sė Kosoves në GJND.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat