KE mohon shkrimet në Kosovë për thirrjen e Kadri Veselit për gjykatë për krimet e Serbisë

Aktuale

KE mohon shkrimet në Kosovë për thirrjen e Kadri Veselit për gjykatë për krimet e Serbisë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:16
Maja Koçijançiç dhe Kadri Veseli

Komisioni Evropian sot i ka mohuar shkrimet e së shtunës nga disa media në Kosovë se kinse Bashkimi Evropian e përkrahë thirrjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës të forcave serbe në Kosovë, shkruan Zhurnal.mk.

Të shtunën, disa media në Kosovë e kishin keqinterpretuar një deklaratë të zëdhënëses Maja Kocijancic dhe kishin shkruar se BE “e përkrahë” këtë ide.

Zëdhënësja Kocijancic sot përmes një reagimi tha në një deklaratë se Komisioni Evropian nuk ka të bëjë gjë me këtë iniciative të Kadri Veselit.

“Duam që të sqarojmë se Bashkimi Evropian nuk është i përfshirë me iniciativën në Kuvendin e Kosovës për të formuar një gjykatë të re,” tha Kocijancic.

Ajo shtoi se BE konsideron që baza ligjore në Kosovë dhe në Serbi mundëson për të hetuar dhe prosekutuar krimet e luftës nga të dy vendet.

“Ne konsiderojmë se baza legale ekzistuese mundëson hetim dhe prosekutim adekuat të krimeve të pretenduara në Serbi dhe Kosovë në juridiksionet e tyre”, tha më tutje zëdhënësja e 
Komisionit Evropian.

“Ajo çfarë është e nevojshme është më shumë përqendrim nga Serbia dhe Kosova”, ka përfunduar Kocijancic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat