Milaim Zeka merr një goditje nga LDK: “Sharlatanë”, s’të rreh sakica me një vend

Aktuale

Milaim Zeka merr një goditje nga LDK: “Sharlatanë”, s’të rreh sakica me një vend

Nga: N.H Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:36
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj deklaratave të Milaim Zekës.

Avdyli duke aluduar në Milaim Zekën, thotë se ky reagim është, “ndaj disa sharlatanëve në Kuvend që s’ju rreh sakica me një vend”.

“Reagimi ndaj disa sharlatanëve në Kuvend që s’ju rreh sakica me një vend, do të thoshte që po e marrim seriozisht dhe e bëjmë të rëndësishme mbllaçitjen e tyre”, shkruan Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i ka dalë në mbrojtje deputetes së PDK-së Flora Brovina për publikimin e fotografisë, për të cilën pretendonte se ishte shkrepur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Duke komentuar deklaratat e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, deputeti Zeka ka bërë një krahasim të dëmit politik që ky i fundit ka bërë, duke mohuar se ka qenë prezent në rrahjen e anëtarëve të Kuvendit të LDK-së në Mitrovicë.

Madje, ai ka kërkuar nga Veseli që të mos jetë modest me njerëz të caktuar. E sipas tij, janë edhe shqiptarët ata që kanë rrahur, fyer e poshtëruar kombin, prej kohës së Rankoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat