Abazi tregon se kush mund ta mbrojë Kosovën nga “koalicioni Thaçi-Rama-Vuçiq” - Bota Sot
Abazi tregon se kush mund ta mbrojë Kosovën nga “koalicioni Thaçi-Rama-Vuçiq”

Aktuale

Abazi tregon se kush mund ta mbrojë Kosovën nga “koalicioni Thaçi-Rama-Vuçiq”

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:06
Haki Abazi

Aktivisti i shoqërisë civile, Haki Abazi, ka sulmuar presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë, të cilët, sipas tij, bashkërendojnë veprimet me presidentin e Serbisë.

Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Abazi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Edi Rama janë në një “koalicion” me Aleksandar Vuçiqin.

Abazi ka porositur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkojnë forcat për ta mbrojtur Kosovën nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq.

Ai ka thënë se partia e Isa Mustafës dhe ajo e Albin Kurtit t’i kundërpërgjigjen tre udhëheqësve të sipërpërmendur.

Abazi ka deklaruar se Rama është pro ndryshimit të kufijve të Kosovës, dhe se këtë gjë e dëshmon largimi i kundërshtarit të prekjes së kufijve, Ditmir Bushati, nga posti i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...