Abdullahu: Brovina ka nxjerr fotografinë që të amortizohen kundërshtimet ndaj Tribunalit

Aktuale

Abdullahu: Brovina ka nxjerr fotografinë që të amortizohen kundërshtimet ndaj Tribunalit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:23
Anasliti politik, Faton Abdullahu

Anasliti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se sikur të bëheshin bashkë të gjitha shtetet armike të Kosovës nuk do të mund të nxirrnin diçka më të rëndë sesa që bëri të kaluarën deputetja e PDK-së, Flora Brovina me nxjerrjen e një fotografie që doli të jetë e falsifikuar.

“Të gjithë armiqtë nuk do të mund ta kurdisnin që efekti të ishte aq i keq kundër nesh. Dorëheqja është me pakta, duhet të tregohet burrneshë të dorëhiqet për hatrin e viktimave”.

“Ka efekt si ‘Qernobili’ sepse të këqijat e saj do të vazhdojnë edhe pas shumë vitesh. Mediat serbe do të reagojnë vazhdimisht. Do të provojnë ta relativizojnë. Brovina na ndihmon të gjithë neve në demaskimin e Serbisë para botës me dorëheqje”, ka thënë Abdullahu.

“Është e pandershme përpjekja e tillë me mveshjen e fajit që s’ka pas të bëjë me të. Gjithsesi duhet dorëheqje. Kam përshtypje se Tribunali kundër krimeve serbe, kjo qasje në këtë mënyrë dhe edhe ndihma e Brocvinës – shihet se ka koordinim të asaj fotografie. Ajo fotografi është në shërbim të Tribunalit. Ajo është bërë me qëllim që t’i amortizoj kundërshtimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat