Aliu thotë se “Thaçi e Molliqaj janë i njëjti brum shpifësish” - Bota Sot
Aliu thotë se “Thaçi e Molliqaj janë i njëjti brum shpifësish”

Aktuale

Aliu thotë se “Thaçi e Molliqaj janë i njëjti brum shpifësish”

Më: 21 maj 2019 Në ora: 00:40
Liburn Aliu

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se bashkëpartiaku i tij Glauk Konjufca s’ka qenë në SHIK, siç ishte pretenduar nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Aliu ka deklaruar se Molliqaj ka provuar të shpifte për Konjufcën, por, sipas tij, gjithçka dështoi qysh në atë që mund të konsiderohej argumenti i parë.

“Absolutisht s’e besoj që ka qenë në SHIK. As që është biseduar ndonjëherë kjo çështje. Tash që është hapur kemi bërë shaka me shpikjen e Molliqajt. E kemi dëgjuar për herë të parë nga Molliqaj. Ai e përfshiu Fadil Lepajën e ai doli shumë qartë që deklaroi të kundërtën. I vetmi argument që provoi të vërtetonte shpifjen, pikërisht personi konkret doli e tha se në çfarëdo lloj gjykate mund të sqarojë çështjen”, ka deklaruar Aliu në Interaktiv të KTV-së.

Sipas Aliut, Molliqaj e bën këtë me qëllimin që të bëhet faktor.

Ai tutje ka thënë se deputetja e PSD-së, Aida Dërguti mund të kishte qenë në këtë shërbim. Sipas tij, megjithatë, kjo s’ka ndikuar fare në Vetëvendosje sepse “njerëzit në momente të caktuara mund të besojnë të kyçen në SHIK e më pas edhe të ndahen”.

Për akuzat e presidentit Hashim Thaçi se deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka qenë në SHIK, Aliu u është përgjigjur me: “I njëjti brum si shpifësit tjerë”.

“Presidenti Thaçi është i njëjti brum. Kryeshpifësi i të gjithë shpifësve. Neve na janë vënë shumë etiketa e ne kur kundërshtonim Specialen e Zajednicën na quanin njerëz të Rusisë e Serbisë. Akuzat e tilla vazhdojnë. Kështu përpiqen të mbijetojnë ndërkohë që vendi shkatërrohet përditë”, ka thënë Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...