Haradinaj: Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë

Nga: Z.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:07
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vrasjen e 160 të burgosorve shqiptarë dhe 200 të tjerë të plagosur në burgun e Dubravës, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilin askush nuk është gjykuar, ngase, siç thotë ai, edhe përkundër qindra dëshmitarëve të mbijetuar dhe dëshmive të pamohueshme.

Postimi i plotë:

Vrasja e 160 të burgosurve shqiptarë dhe plagosja e 200 të tjerëve në burgun e Dubravës, 20-vjet më parë nga forcat serbe është krimi më i egër kundër njerëzve tashmë të privuar nga liria. Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilin askush nuk është gjykuar, edhe përkundër qindra dëshmitarëve të mbijetuar dhe dëshmive të pamohueshme. Është skajshmërisht e dhimbshme që edhe sot pas dy dekadash drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtij krimi barbar. Mosdënimi i këtij krimi të përmasave gjenocidale dhe mohimi i tij është dëshmi se shteti serb nuk do të ballafaqohet me krimet e veta. Kosova nuk do të ndalet kurrë në kërkim të drejtësisë.RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat