Qytetari del para komisionit parlamentar, kërkon rritje rroge për gratë

Aktuale

Qytetari del para komisionit parlamentar, kërkon rritje rroge për gratë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:53
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur

(E plotësuar) - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot mbajti mbledhjen e radhës.

Si pikë kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi për statusin e personave të plagosur në Kosovë para periudhës së luftës.

Mirë, në pikën ku ka diskutime të ndryshme iu dha hapësira edhe një qytetari, Selman Krasnqit, i cili pati një kërkesë të veçantë.

Ai kërkoi që t’ju rritet pagesa për 10 për qind të gjitha grave për punën e njëjtë që e bëjnë me burrat.

Po ashtu, jashtë rendit të ditës iu dha hapësira dhe Shoqatës për Kancer të Gjirit.

Haxhie Skenderi nga kjo shoqatë dorëzoi një peticion për komisionin në mënyrë që të plotësohen disa kërkesa të shoqatës së tyre që kanë të bëjnë me gratë.

***

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka diskutuar për statusin e personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. Me këtë rast, nga shoqatat e kësaj kategori u kërkua që në një afat sa më të shpejt gjithë personave të plagosur që janë angazhuar në demonstratat e para luftës t’ju njihet e drejta e tyre me anë të ligjit.

Për të arritur këtë, u kërkua që të bëhet ose plotësim ndryshimi i ligjit për familje të dëshmorëve, ose të bëhet ligj i ri për statusin e tyre.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u shpreh se kategoria e të plagosurve të para luftës nuk janë të mbuluar me ligj dhe sipas tij nëse ka vullnet politik për përfshirjen e kësaj kategorie duhet të bëhet plotësim ndryshim i ligjit.

Nga shoqata e të plagosurve të paraluftës, Naim Zhitia i kërkoi të drejtat e tyre përmes ligjit.

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që t’iu njihet e drejta të plagosurve në demonstrata. Prandaj ne mendojmë që kjo kategori duhet të njihen me ligj sikur të plagosurit e luftës”, tha ai.

Naser Bajrami i plagosur i paraluftës gjithashtu kërkoi që kjo kategori të njihet me anë të ligjit që t’iu mundësohet një trajtim më të mirë.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se kjo iniciativë është e vonuar dhe për këtë shprehu mbështetjen e saj.

“Nuk mundemi me shkel diçka, ne duhemi me ndjek rrugën më të shpejt për mundësitë ligjore, por ne do të shikojmë se a ka ndonjë rrugë më të shkurtër”, u shpreh Haxhiu.

Përkrahje për këtë kategori shprehën dhe deputetë të tjerë të komisionit parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat