Haradinaj kujton me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli

Aktuale

Haradinaj kujton me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli

Nga: Z.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:44
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, të cilin e ka cilësuar si një ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta.

Postimi i plotë:

Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjes dhe dëshmori i saj i parë. Po sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta. Kujtojmë tre vëllëzërit Rexhaj që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat