Çfarë do të bëjnë serbët për ndalimin e Tribunalit për krimet serbe

Aktuale

Çfarë do të bëjnë serbët për ndalimin e Tribunalit për krimet serbe

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Ideja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë, ka nxitur reagime në Beograd.

Kuvendi i Serbisë pritet të zhvillojë një seancë plenare ku deputetët serbë do të ndërmarrin veprime për ndalimin e propozimit rreth këtij Tribunali.

Gazeta “Novosti” shkruan se deputetët e Parlamentit të Serbisë dëshirojnë që të parandalojnë këtë gjë duke e lidhur atë me vendimet që Aleksandar Vuçiq do të ndërmarr në raport me dialogun.

Ky është një nga opsionet që pritet të shqyrtohet nga presidenti serb, Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Lidhur me këtë cështje është deklaruar edhe Milovan Drecun. Ai deklaroi se ekziston mundësia e mbajtjes së një seance të posaçme ku do të diskutohet për çështjen e Tribunalit.

“Nëse ka mundësi do të diskutojmë për pastrimin etnik të kryer nga UÇK-ja”, tha Drecun.

Kuvendi i Serbisë edhe më parë kishte praktikuar këtë gjë për të refuzuar vendimet e Kosovës, e një ndër to edhe koha kur Kosova shpalli Pavarësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat