Vuçiq përqesh kumtesën e Kuintit: Asgjë më të marrë në jetën time nuk kam lexuar

Aktuale

Vuçiq përqesh kumtesën e Kuintit: Asgjë më të marrë në jetën time nuk kam lexuar

Nga: Fatmir Beka Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:48
Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ishte i befasuar me kumtesën e Kuintit pas zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri të Mitrovicës dhe ka shtuar se “ e vetmja që mund të konstatohet është se disa janë të pakënaqur që zgjedhjet kaluan në rregull dhe në paqe”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Dua të i përgëzoi për invencionin, unë asnjëherë diçka më të marrë nuk kam lexuar ", ka thënë Vuçiq.

Kështu ai komentoi kumtesën e përbashkët të vendeve të Kuintit – (ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe ShBA-ve, që kanë vlerësuar se procesi zgjedhor në katër komunat e veriut të Kosovës kaloi në atmosferë të qetë por përkujtuan se  " akoma ka çështje të pazgjidhura si është presioni që kanë përcjell procesin zgjedhor të 2017."

Ai tha se të gjitha vendet e Kuintit kanë dërguar vëzhgues me qëllim që të gjejnë parregullsi dhe gabime dhe të akuzojnë serbët, por nuk ia dolën të gjejnë asgjë, andaj kanë përmend presionet e vitit 2017.

"Çfarë kuptimi ka kjo?", tha Vuçiq duke shtuar se dikujt i vjen keq që zgjedhjet kaluan ne paqe edhe në rregull.

Ai ka uruar përsëri qytetarët e veriut për mënyrë të qetë edhe dinjitoze treguan si mbrohen interesat e atdheut të vetë, duke u sjell mençur dhe pa ia vënë gishtin në sy askujt ia dolën të fitojnë.

Lidhur me deklaratat se në zgjedhje dolën vetëm ata q kishin interes, Vuçiq tha se në zgjedhje dolën më shumë qytetarë se në vitin 2017.

"Pra 25 mijë qytetarë kanë pasur interes personal a?", pyeti Vuçiq duke shtuar se shqiptarët thonë se në veri ka 58 mijë qytetarë por në të vërtetë nuk janë aq.

Sipas tij opozita nuk ka mënyrë të sqaroj mossuksesin e vetë dhe atë se Lista Serbe ka fituar 22 për qind më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara.

Ai ka njoftuar se të premten do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ku do diskutohet hapur, por nuk duhet pasur pritje të mëdha, por të jemi “ fortë në tokë” dhe me çdo mënyrë të luftojmë  për interesa të popullit dhe vendet dhe të mbetemi në vatrat tona. 

Vuçiq ka thënë se do të dëgjoj përfaqësuesit e serbëve dhe më pas hapur do flas çfarë ka për të thënë.

"më mirë të jemi fortë në tokë, dhe mos të kemi pritje të mëdha, por në atë formë të përpiqemi për interesin e popullin dhe vendit” ka thënë ai duke qenë të matur, të duruar dhe të mençur gjë që nuk e kemi pasur në secilin moment të historisë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat