Ramiz Lladrovci padit Naim Bazajn, për 1.5 milion eurot e “kërkuara” për Gjermani

Aktuale

Ramiz Lladrovci padit Naim Bazajn, për 1.5 milion eurot e “kërkuara” për Gjermani

Nga: N.H Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:48
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka paditur ish-pretendentin për kryetar të PDK-së, Naim Bazaj, për shpifje.

“I bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, bazuar në atë se nuk ka asnjë fakt të vetëm që i mbështetë “pohimet” i padituri, i qetë e pres vendimin e gjykatës”, ka njoftuar Lladrovci në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Liria e shprehjes është një nga të drejtat fondamentale ku si të tillë e përcakton Kushtetuta jonë, por keqpërdorimi i kësaj të drejtë po ashtu është veprim i ndaluar, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me fyerje dhe shpifje.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas, sot kam deponuar padinë e radhës, kësaj here ndaj një shpifësi ordiner, Naim Bazaj.

“Pretendimet” se gjoja unë i kam kërkuar z. Bazaj që shumën prej 1.5 milion euro të dërgohet në Gjermani, pos që është plotësisht e pavërtetë, është qesharake, aq më shumë kur bëhet fjalë për një vlerë të tillë.

Rrjedhimisht do të duhej që z. Bazaj t’i njoftonte organet e ndjekjes, dhe mos njoftimi i tyre po ashtu është veprim i ndëshkuar sipas nenit Neni 378 (Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre) të Kodit Penal, e dënuar deri në tri vite burgim.

I bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, bazuar në atë se nuk ka asnjë fakt të vetëm që i mbështetë “pohimet” i padituri, i qetë e pres vendimin e gjykatës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat