Wesley Clark kërkoi që bombat e para të NATO-s të hideshin në qendër të Beogradit - Bota Sot
Wesley Clark kërkoi që bombat e para të NATO-s të hideshin në qendër të Beogradit

Aktuale

Wesley Clark kërkoi që bombat e para të NATO-s të hideshin në qendër të Beogradit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:55
Wesley Clark dhe Nebojsha Pavkoviq

Wesley Clark ka kërkuar,që më fillimin e bombardimeve ndaj Serbisë,”tomahawkat” e para të gjuhen në qendër të Beogradit.

Gjenerali amerikan,Wesley Clark,komandant i NATO-s gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, kishte dashur ta “groposte” Beogradin! Ai,sipas mediave serbe,kërkoi që raketat e para “tomahawk” të lëshohen në qendër të kryeqytetit serb.

“Në këtë mënyrë do të mbyteshin së paku 10 mijë serb”,shkrujnë mediat serbe duke cituar gjeneralin kriminel serb, Nebojsha Pavkoviq.

“Jemi frikësuar për njerëzit,nuk kam qenë i sigurt që nuk do ta godasin urën në të cilën ishin njerëzit, ashtu siç i goditën edhe tjerat”,ka thënë Pavkoviq dhe ka shtuar:

“Absolutisht është e vërtetë asjo që e ka thënë Pavkoviq. Që të ndodhin tomahowkat do të kishim katastrofë të paparë. Gjithsesi që kanë kryer gjenocid ndaj ushtrisë dhe popullit serb duke përdorur armatim me uranium të pasuruar”,ka thënë koloneli serb Ljubinko Gjurkoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...