Në veri votuan vetëm ata që ishin të detyruar

Aktuale

Në veri votuan vetëm ata që ishin të detyruar

Nga: Fatmir Beka Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:50
Lista Serbe

Mosinteresimi për procese politike në kushtet në të cilat gjendet veriu është logjike, kanë votuar vetëm ata që ishin të detyruar prej këtu del dalja kaq e vogël në zgjedhje, ka thënë ish-nënkryetari I Kuvendit të Kosovës Petar Miletiq, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Këto nuk ishin zgjedhje por emërime dhe kjo është një nga shkaqet e daljes së ultë të qytetarëve, dolën vetëm ata që ishin të detyruar, shantazhuar apo kanë interes direkt nga grupi që do të jetë në pushtet, ka thënë Miletiq, aktualisht anëtar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, në komentin për zgjedhjet për kryetar dhe fitoren e Listës Serbe.

Rezultatet preliminare thonë se votuan vetëm 42 për qind e votuesve në lista të votimit. Sipas të dhënave të KQZ kandidatët serbë kanë fituar mbi 90 për qind të votave. Në Mitrovicë fitoi Goran Rakiq, në Zveçan Vuçina Jankoviç, në Leposavi Zoran Todiq dhe në Zubin Potok Srgjan Vuloviq. Ndërsa përfaqësuesit e organizatave tjera politike serbe kanë bojkotuar zgjedhjet.

Sipas mendimit të Miletiqit, „zgjedhjet në veri janë ngjarja me pakuptimtë politike e këtij viti“.

“Lista Serbe ka dhënë dorëheqje për shkka të taksave ndaj mallrave serbe të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pastaj përsëri mori pjesë në zgjedhje, edhe pse taksat nuk janë hequr me arsyetimin se nuk do që shqiptarët të bëhen kryetar të komunave në veri. Me këtë përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur secilit që do merrte guximin të ju bëhet kundër kandidat si do të kaloj. Nga Lista Serbe sikur deri tash pres që pa kushte të plotësoj vendimet e Vuçiqit, ndërsa nën tavolinë të bashkëpunoj me partnerët e koalicionit Thaçin e Haradinajn, ka thënë ai.

Lidhur me njoftimin për takimin e kreut të shtetit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të premten ai ka thënë, ata edhe deri tani kanë kryer detyra dhe vendime të Vuçiqit.

Ndërkohë Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovës ka thënë se “ të gjitha hapat e mëtutjeshëm do tërhiqen në marrëveshje me përfaqësuesit e serbëve dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë … krenohemi me bashkëpunimin dhe raportet që kemi me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb në Kosovë” ka thënë ai, duke shtuar se Vuçiq në mbrëmjen e së dielës ka falënderuar të gjithë ata që iu përgjigjen ftesës dhe dolën në votime në veri të Kosovës, në vendin tonë dhe Serbinë tonë “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat