Isa Mustafa takohet me Nataliya Apostolova, kjo është tema që e diskutuan

Aktuale

Isa Mustafa takohet me Nataliya Apostolova, kjo është tema që e diskutuan

Nga: G.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:37
Isa Mustafa dhe Nataliya Apostolova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, përcjell Bota sot.

Mustafa e ka njoftuar Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.

Komunikata e plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Temë diskutimi ishte situata aktuale politike në Kosovë.

Kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Znj. Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

I pranishëm në takim ishte edhe Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat