Sali Berisha: Rama, Thaçi e Haxhiu tregtarë e copëtues të Kosovës - Bota Sot
Sali Berisha: Rama, Thaçi e Haxhiu tregtarë e copëtues të Kosovës

Aktuale

Sali Berisha: Rama, Thaçi e Haxhiu tregtarë e copëtues të Kosovës

Nga: A.M. Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:13
Baton Haxhiu, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Ish kryeministri i Shqipërisë,  Sali Berisha, ka komentuar takimin e sotëm e zhvilluar ndërmjet  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe Baton Haxhiu.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim ka pasur për qellim  që të mbanin fort në duart e tyre të zeza flamurin e Serbisë së Madhe pasi projekti i tyre antikombëtar antishqiptar u varros në Samitin e Berlinit dhe ata të shpërfytyruar u paraqiten në një rast unik në historinë e samiteve si tregtare të tokave të tyre.

Po ashtu, ai ka shkruar se “ne takimin e sotëm, këta apatride pengje të të shkuarës së tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si të bindin patronin e tyre Vuçiç të mos tërhiqet nga projekti i Serbisë së Madhe dhe për përpjekjet e tyre të reja që duhet të bëjnë për të përdorur edhe më tej idenë e ”zgjerimit” të Kosovës dhe “bashkimit” të saj me Shqipërinë duke e copëtuar atë dhe zhdukur shtetin e saj në funksion të serbomadhisë”.

Postimi i plotë:

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e ”zgjerimit “te Kosoves dhe “bashkimit” te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! sb

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...