Flet Naim Tërnava: Është rrenë, vëllai im nuk e sulmoi me çekan 15 vjeçarin - Bota Sot
Flet Naim Tërnava: Është rrenë, vëllai im nuk e sulmoi me çekan 15 vjeçarin

Aktuale

Flet Naim Tërnava: Është rrenë, vëllai im nuk e sulmoi me çekan 15 vjeçarin

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:21
Naim Tërnava

Një ngatërresë që dyshohet se ka ndodhur pasditen e të dielës së kaluar në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, thuhet se ka mundur të jetë fatale për një 15 vjeçar të këtij fshati.

Ngjarja thuhet se ka nisur kur një përson me emrin Zymer Tërrnava ishte kaluar andej me veturë, kurse 15 vjeçari E. Tërnava ishte duke ruajtur bagëtinë diku.

“Zymeri ka ardhur me veturën e tij në këtë anë dhe në urën e fshatit ka rastisë të kalojnë dy palët. Ky 15 vjeçari ka qenë me një të afërm të tij, duke kaluar nëpër urë bagëtinë, respektivisht lopët. Zymeri ka ardhur me veturë në atë moment dhe ka kërkuar nga 15 vjeçari që t’i largojë më shpejt lopët nga rruga që të kalojë. Me këtë rast aty edhe janë fjalosur ku edhe ka ndodhur rrahja”, rrëfen një banor i fshatit në kushte anonimiteti.

Pas fjalosjes, Zymer Tërnava kishte dalë nga vetura për t’i qëruar hesapet me 15 vjeçarin E.Tërnava, si dhe një person tjetër i moshës mbi 20 vjeçare, që kishte qëlluar aty.

Zymeri thuhet se e ka rrahur brutalisht 15 vjeçarin, duke e goditur madje edhe me çekan.

Sipas dëshmitarit, Zymer Tërnava nuk i ishte mjaftuar me kaq, pasi në fund e ka gjuajtur nga ura 15 vjeçarin, nga një lartësi prej 7 metrave, me ç’rast i mituri kishte pësuar lëndime të rënda për çka edhe ka marrë ndihmën mjekësore.

Mediat kishin raportuar se sulmuesi Zymer Tërnava është vëllai i Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

E Naim Tërnava në një bisedë për Ballkani.info mohoi këto raportime duke thënë se të gjitha janë gënjeshtra të kulluara dhe se askush nga vëllezërit e tij nuk është i përfshirë në këtë përleshje.

“Kjo është rrenë, dhe në këtë sulm që po përmendet nuk është i përfshirë vëllai im”, ka pohuar Tërnava.

Kreu i BIK-ut tha se familja e tij përbëhet prej tre vëllezërve dhe të cilët jetojnë në Prishtinë, dhe se asnjhëri nga ta nuk është përfshirë në sulmin e lartpërmendur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...