Skandali me fotografinë, Brovina nuk shfaqet më në publik - Bota Sot
Skandali me fotografinë, Brovina nuk shfaqet më në publik

Aktuale

Skandali me fotografinë, Brovina nuk shfaqet më në publik

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:04

Opozita kërkon që partia të marrë përgjegjësinë, jo Brovina. PDK thotë se ajo nuk meriton të gjykohet nga masa

Karrigia e deputetes, Flora Brovina ka mbetur e zbrazët prej ditës së enjte.

Deputetja e PDK-së, nuk është parë në Kuvend, prej ditës kur shfaqi fotografi që dolën se nuk kishin përmbajtjen për çka i prezantoj Brovina.

Për më tepër, ajo vazhdon të jetë e paqasshme në telefon.

Ndonëse ajo po heshtë, janë të tjerët që po merren më të.

Vjosa Osmani, ka thënë se partia e Brovinës duhet të jap përgjegjësi për skandalin e fotografisë.

E në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se Brovina është një grua e respektuar  dhe nuk meriton meriton të ndëshkohet nga masa.

Ndërkohë njohësit e çështjeve politike thonë se partia e Brovinës ka përgjegjësi për veprimin e bërë në Kuvend.

Akti i deputetes Brovina në Kuvendin e Kosovës u cilësua si një ndër skandalet më të mëdha shtetërore, e me të aktualisht po merren institucionet ligjore.

Kundër saj janë organizuar edhe protesta ndërkohë KMDLNJ, ka kërkuar që të mos linqohet Flora Brovina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...