Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon ta quajë “argat të Millosheviqit”, ish-presidentin dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Presidenti Thaçi, në një paraqitje të fundit në emisionin Open në Top Channel, ka thënë se ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën.
Ai ka thënë se mund të takohet me Berishën dhe të argumentojnë deklaratat.
E cilësimet e Thaçit ndaj ish-presidentit dhe kryeministrit shqiptar, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Ylli Hoxha, i ka quajtur skandal, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Hoxha ka thënë se ky është “skandal serioz” ose "budallallëk më serioz”.
“Me cilësu Presidenti i Kosovës ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë tradhtar është skandal serioz. Super serioz! Ose budallallëk edhe më serioz”, ka shkruar Ylli Hoxha./BS