Asamblist i LDK-së në Suharekë – Bashkim Ndrecaj, e ka përfunduar sot intervistimin nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Ndrecaj ftesën për t’u paraqitur në Hagë e kishte marrë në mars të këtij viti, teksa gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur para zyrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Pas u intervistua ai ka deklaruar se në pyetje është marrë në cilësinë e të dyshuarit dhe është mbrojtur në heshtje.
“Sot e kam përfunduar intervistimin në Hagë. Kam qenë në cilësinë e të dyshuarit dhe jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë Ndrecaj.
Ndryshe, Ndrecaj është edhe bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili kohë më parë ishte arratisur pas ftesës që i kishte ardhur nga Specialja.