VV: E pafalshme vonesa e jonë shtetërore për dënimin e krimeve serbe

Aktuale

VV: E pafalshme vonesa e jonë shtetërore për dënimin e krimeve serbe

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:58
Një delegacion i Lëvizjes i prirë nga kryetari Albin Kurti, deputetë dhe ish të burgosur politik vizituan hapësirat e burgut

Në shënimin e 20 vjetorit të Masakrës së Dubravës, një delegacion i Lëvizjes i prirë nga kryetari Albin Kurti, deputetë dhe ish të burgosur politik vizituan hapësirat e burgut, ku bënë homazhe në nderim të burgosurve të vrarë nga forcat paramilitare serbe.

“20 vite më parë, në hapësirat e burgut të Dubravës, nën organizimin shtetëror të Serbisë, u vranë 160 të burgosur politikë shqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, në njërën prej masakrave më të tmerrshme të luftës së fundit. Nga data 19 maj, deri më 24 maj, të burgosurit shqiptarë që ishin sjellë aty nga të gjitha burgjet e Kosovës, dhe po përjetonin ditët më të rënda të tyre duke u përballur me një forcë që ishte mposhtur tashmë dhe që po hakmerrej mbi ta duke i masakruar. Në ato ditë plot me tortura, dhunime e vrasje pati të burgosur që arritën të shpëtonin dhe të arratiseshin përmes, siç shpjegojnë edhe vetë ata, përpjekjeve gati mbinjerëzore”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Vetëvendosje thekson se ende, edhe sot, mungon vëmendja institucionale për këtë ngjarje, e mungojnë edhe aktakuzat për kriminelët të cilët në emër dhe mbiemër dihet se kush janë.

“Vënia e drejtësisë për këtë masakër, si dhe për masakrat tjera të kryera nga shteti serb në Kosovë, nuk duhet të ngecë. Është tejet shqetësuese dhe e pafalshme kjo vonese e jona shtetërore në dënimin e krimeve të kryera nga Serbia. Duhet të ndërmarrim hapa konkretë si përmes ligjeve ashtu edhe përmes riaktivizimit të Institutit për Krime të Luftës, dhe t’i dënojmë këto krime, dhe kriminelët që u organizuan në ballë të tyre. Nuk guxojmë të ngecim edhe më tej në këtë detyrë”, thekson VV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat