Ambasada Britanike kërkon pavarësi për prokurorët në rastet e krimit dhe korrupsionit

Aktuale

Ambasada Britanike kërkon pavarësi për prokurorët në rastet e krimit dhe korrupsionit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar që prokurorët të kenë pavarësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Është esenciale që prokurorët të lejohen të trajtojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë transparente dhe të pavarur dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Në njoftimin e Ambasadës Britanike thuhet se ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka nënshkruar një kontratë me GJSP-në që të monitorohen këto raste.

“Dje Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell ka nënshkruar kontratën me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) për monitorimin e rasteve serioze të korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kjo demonstron dedikimin tonë për të punuar me ata në sistemin gjyqësor dhe prokurori që janë të dedikuar për të fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat