Jahjaga: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e qëndrushmërisë në rajon

Aktuale

Jahjaga: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e qëndrushmërisë në rajon

Nga: A.SH Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:07
Atifete Jahjaga

Në Konferencën "Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe Roli i Aktorëve të Jashtëm në Epokën e Tranzicionit Euro-Atlantik", ishte pjesë e diskutimit edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. Konferencë kjo e organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

“Theksova nevojën për mbështetje të vazhdueshme të aleatëve tanë euro-atlantik, të BE-së dhe SHBA-ve, me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme në rajon dhe implementimit të reformave që na sjellin ne më afër partnerëve tanë euro-atlantik”, shkruan Jahjaga në proflin e saj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Në Konferencën "Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe Roli i Aktorëve të Jashtëm në Epokën e Tranzicionit Euro-Atlantik" diskutuam rreth sfidave kryesore të sigurisë në Ballkan, në veçanti sfidat e sigurisë në kuadër të përpjekjeve dhe rrugës sonë drejt integrimit euro-atlantik.

Theksova nevojën për mbështetje të vazhdueshme të aleatëve tanë euro-atlantik, të BE-së dhe SHBA-ve, me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme në rajon dhe implementimit të reformave që na sjellin ne më afër partnerëve tanë euro-atlantik.

Kjo konferencë u organizua nga Qendra Evropian për Studime të Sigurisë George Marshall, Ambasada Amerikane në Shqipëri, dhe Shoqata George Marshall në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat