Faton Abdullahu: Ky koalicion qeveritar po ua çon “tugën” qytetarëve

Aktuale

Faton Abdullahu: Ky koalicion qeveritar po ua çon “tugën” qytetarëve

Më: 22 maj 2019 Në ora: 19:12
Faton Abdullahu

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se iniciativa e mocionit për rrëzimin e Qeverisë është një e shfaqje e revoltës së Lidhjes Demokratike të Kosovës pas fotografisë së publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Ai në Info Magazine deklaroi se për dallim nga takimi mes liderit të LDK-së dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, takimi i Isa Mustafës me liderin e PSD-së nuk ka ndodhur pasi kësaj partie iu është dashur kohë për të krijuar imazh të ri pas ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje.

”Është e mirë që Isa Mustafa ka nisur me ftesa për takime. A ka mundur ta bëjë më herët apo është dashur ta bëjë më herët? – Varet se çfarë qasje bën vet Partia Social Demokrate”.

”Ka pasur një përafri për çështje të caktuara tek dialogu. Më herët ka qenë një jogatishmëri e plotë, për dallim nga ajo që po bëhet tash. Konsideroj që potezi i PSD-së e ka vonuar pak këtë qasje. PSD-ja ka qenë e shtrënguar ndoshta sepse kur një parti ndahet – përgjysmohet, kërkohet pak kohë që të rikonsolidohet dhe të krijojë imazh të ri”.

“Kjo hapësirë kohore ka ndikuar që edhe PSD-së të konsolidohet dhe të krijojë një imazh. Nuk janë rendet, por as pragmatizmi nuk na lejon që të flasim për PSD-në dhe LDK-në. E rëndësishme është ta gjejmë mënyrën sesi të vazhdohet tutje”.

“Momenti i fotografisë së Flora Brovinës e ka elektrizuar situatën. Kur analizohet ai moment vjen në përfundim që prapa saj ka qenë dikush. Dhe kur e mendon këtë, qytetarët janë të mllefosur me këtë gjë dhe tashmë qytetarëve po ua çon ‘tugun’ ky koalicion. Fotografia ka mund të publikohet kurdo, por tash është pranuar dhe ka krijuar efekt”.

”Ky efekt ka ngjallë revoltë të madhe. Është mirë që po ndodhë ky takim për mocionin, kjo sepse ka një frymë të mirë e të pastër opozitare që po konsolidohet. Ne duhet të kemi parasysh edhe faktorin ndërkombëtar. Kjo Qeveri a po e mbron Kosovën nga ndarja, a po përkrahet nga gjermanët, ose edhe nga bota tjetër perëndimore?”.

”Kjo Qeveri nuk po e mbron Kosovën nga ndarja”.

”Kjo Qeveri po punon në mos-bërje asgjë, kurse në Veri veç po krijohen rrethanat për ta ndarë Kosovën. Ajo çfarë kanë thënë Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti në Parlament është se ka një pulsim ndryshe, qasje ndryshe – revoltë e shfaqur dhe kjo Qeveri nuk e ka gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat