Milaim Zeka: Shumë kam qejf me arrestu Kadri Veselin, ia përmend fajdexhinjtë dhe 200 mijë euro

Aktuale

Milaim Zeka: Shumë kam qejf me arrestu Kadri Veselin, ia përmend fajdexhinjtë dhe 200 mijë euro

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2019 Në ora: 19:42
Milaim Zeka dhe Kadri Veseli

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar pas arrestimit të një grupi të dyshuar si fajdexhi.

Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se Kadri Veseli është bë nervoz me fajdexhinjtë, të cilët ia kanë përmend emrin.

Pas kësaj, Zeka thotë se nuk e dinë nëse i ka marr 200 mijë euro Kadri Veseli, por ka shumë të dëshirë të arrestohet.

Madje sipas tij, për një video të tillë ra qeveria e Austrisë.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Kadri Veseli u ba norvoze me fajdegjinje

Mire u kane me arrestu

Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione.

Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat