KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

Aktuale

KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:35
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunat në veri të vendit.

Këtë e bënë të ditur nga KQZ me anë të një komunikatë për media.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 23 maj, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat