Kryeministri ka një kërkesë për bashkëatdhetarët

Aktuale

Kryeministri ka një kërkesë për bashkëatdhetarët

Nga: M.H Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:45
Ramush Haradinaj

Sot në Holandë janë duke u mbajtur zgjedhjet e Parlamentit Europian. Këto zgjedhje do të mbahen përgjatë katër ditëve të radhës.

Për zgjedhjet e Parlamentit Europian ka shkruar edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ai përmes postimit në rrjetin social Facebook ftoi bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë.

Ndër të tjera Kryeministri shkroi që  Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ftoj bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane. Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat