Rasti me fajde, Veseli: Kjo është bombë e paeksploduar në rast të caktuar

Aktuale

Rasti me fajde, Veseli: Kjo është bombë e paeksploduar në rast të caktuar

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:37
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk i njeh personat që i përmendin emrin e tij, në një aferë korruptive ( fajde), dhe se nuk ka asnjë lidhje me ta.

Veseli u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm të jap dorëheqje menjëherë nëse del diçka e vërtetë për të nga ky rast.

Ndërkohë ka deklaruar se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të japin llogari meqë për rastin në fjalë kanë qenë në dijeni që gjashtë vjet, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Kadri Veseli po e konsideron rastin si një “bombë të eksploduar në një moment të caktuar”, meqë sipas tij, veprimet reformative që po i ndërmerr, dikujt mund mos t’i pëlqejnë.

Pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, në një konferencë të jashtëzakonshme  Veseli ka thënë se ky është një rast klasik i mashtrimit.

Veseli: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse del një indikacion i përfshirjes sime në këtë rast

 “Ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit për cfarë jam i bindur se edhe organet e hetuesisë dhe drejtësisë kanë qenë në dijeni me kohë. Dua të u siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjës sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj se do të jap dorëheqje. Ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. E them me siguri të plotë, emir im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit”, tha ai.

Për Veselin është e paqartë si për këtë rast të krimit të organizuar, të ndodhur në vitin 2013, të ndërmerren veprime tani, gjashtë vjet më vonë.

Ai ka pyetur se kush janë personat që e kanë mbuluar këtë rast të veprës penale, dhe pse rasti ka qëndruar në sirtarët e institucionit të policisë dhe gjyqësisë.

Veseli: Dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale

 “Kur të dalë e vërteta atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale, pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë ose të politikës”, tha kryetari i Kuvendit.

 Ai tha se nuk i njeh njerëzit në video, dhe se rasti është krim i fshehur.

Sipas tij qe gjashtë vjet është dashur të hetohet rasti, dhe ai të pyetet nga drejtësia sikur çdo qytetar tjetër i Kosovës.

Veseli: Kjo është bombë e eksploduar në rast të caktuar

“Po del kjo sikur të jetë një bombë e eksploduar në një moment të caktuar. Pikërisht këtu duhet të gjendet edhe arsyeja edhe më e madhe e këtij krimi që unë e quajta, përveç skenës së mashtrimit, edhe krim i fshehur….. Do të ketë veprime institucionale por jo hakmarrëse të mijat, këtë dua ta them. Jam i vetëdijshëm për veprimet dhe hapat që jam duke i ndërmarrë, procesin reformator dhe në procesin shtetëror, e di që dikuj s’ka me i pelqy por deri në fund kom me shku”, tha ai.

Sipas tij, PDK nuk ka asnjë involvim me këtë krim dhe këtë skemë mashtruese, sic e quajti ai.

Veseli tha se kësaj pune do t’i shkojë deri në fund, njëjtë sikur veprimeve të tij që i quajti reforma. Ai tha se nuk do të mund të ndalë askush në rrugën që është nisur, dhe se është i vetëdijshëm që do të ketë sulme e goditje.

Veseli tha se po bënë procese reformash edhe në PDK, dhe se do t’i shkojë deri në fund që njerëzit e korruptuar mos të jenë në mesin e tyre më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat