Adnan Rrustemi: Për sa kohë nuk dalin aferat me miliona, Veseli është i qetë!

Aktuale

Adnan Rrustemi: Për sa kohë nuk dalin aferat me miliona, Veseli është i qetë!

Nga: A.H Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:28
Kadri Veseli

Zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se nuk përbën lajm përfshirja e Kadri Veselit në korrupsion e fajde, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke shtuar se është rehabilitim për të çështja e 200 mijë eurove, përsa nuk dalin aferat me miliona.

Lexoni postimin e tij të plotë nga Facebook:

Lajmi për përfshirjen e Kadriut në korrupsion e fajde, nuk përbën lajm. Kadri Veseli është nga ato rastet që të gjithë mendojnë se ai ekziston falë skemave të tilla. Çështja e 200 mijë eurove sado skandaloze, është rehabilitim për profilin e Kadriut, përsa kohë nuk dalin aferat me miliona. Si kupola e nëntokës që ishte, 200 mijë s'janë kurgjo. Dorëheqje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat