Haradinaj takon Jahjagën

Aktuale

Haradinaj takon Jahjagën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:50
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë në muajin qershor.

Haradinaj e ka quajtur këtë si një ngjarje madhështore që ndodh në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës.

Ai e falënderoi presidenten Jahjaga për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat