Haradinaj u bënë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë kandidatët e Partive Popullore Evropiane

Aktuale

Haradinaj u bënë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë kandidatët e Partive Popullore Evropiane

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:55
Parlamentin Evropian

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që kanë të drejtë vote në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që të votojnë për kandidatët që janë më të zëshëm në përkrahjen e interesave tona të përbashkëta.

Me theks të veçantë Haradinaj përmes Facebook-ut ka ftuar që të votohen kandidatët e Partive Popullore Evropiane.

Postimi i Haradinajt

Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ftoj bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane. Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat